Ditën e djeshme policia liroi dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu. Pasi dha dëshminë e tij te Krimet e Rënda, policia e la të lirë, ish-skafistin i cili duket se tashmë ka gjetur “strehë” në selinë blu.
Babalja, siç i thërrasin të gjithë në Vlorë, është parë sot te kafja e Partisë Demokratike nën shoqërinë e avokatit Ivi Kaso.
Të dy, nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar me kënaqësi kafen e mëngjesit ndërsa Veliu vazhdon të jetë në selinë blu në pritje të zhvillimeve të mëtejshme pas video-rrëfimit publikuar dje në një dalje të jashtëzakonshme të vetë kryetarit Basha.