Loading...

Kryetari i Shoqatës “Tragjasi” i kundërvihet gazetares nga Dukati – “Edhe një budalla e di që…”

Disa dite me pare gazetarja e mirenjohur nga Dukati Esiona Konomi e cila punon per report TV eshte nxjerre jashte Komisionit te Ekonomise nga Kryetari i Komisionit Zoti Erion Brace pasi sipas tij gazetarja ka qeshur. Ne lidhje me kete veprim pati shume reagime.

Nderkohe qe shumica i kane dale ne krah gazetares nga Dukati duke e mbeshtetur, nje reagim i papritur ka ardhe nga Kryetari i Shoqates “Tragjasi’ Zoti Zace Sejdi i cili me sa duket nuk ka qene ne mbeshtetje te gazetares nga Dukati. Sipas tij -“gazetaria eshte nje pushtet e si pasojë nuk mund të behet një pale me pushtetet e tjera. Me tej ai vazhdon me tone me te ashpra duke thene se – “Gazetari duhet të jetë bombë për të shkatërruar të keqen dhe flamur për të treguar rrugën për të ndertuar të ardhmen .Dhe një budalla e di që të marrësh pjes ne pyetje apo diskutime të tilla do të thotë të bëhesh pale o me njëtin o me tjetrin.”.

Deklarata plote i Kryetarit te Shoqates “Tragjasi” :

Gazetaria eshte nje pushtet si pasojë nuk mund të behet një pale me pushtetet e tjera .Fjala e nje gazetari duhet të jetë bombë për të shkatërruar të keqen dhe flamur për të treguar rrugën për të ndertuar të ardhmen .Prandaj gazetari në një mbeledhje të parlamentit shkon për të dëgjuar e grumbulluar fakte dhe mendime dhe jo për të marrë pjes ne diskutime .Dhe një budalla e di që të marrësh pjes ne pyetje apo diskutime të tilla do të thotë të bëhesh pale o me njëtin o me tjetrin.Konkluzionet gazetari i jep në shtypin që aderon.Dhe aty fjala e tij në se është e saktë mbrohet nga lexusi në të kundërt percmohet

Nje reagim erdhi edhe nga nje tjeter gazetare dhe profesioniste e komunikimit nga Dukati Znj. Edlira Gjoni e cila edhe pse jeton pertej oqeanit nuk le rast pa reaguar sidomos kur behet fjale per krahinen dhe njerzit e krahines se saj. Edlira i ka dale ne krah gazetares Esiona Konomi duke e mbeshtetur per maturine e treguar prej saj ne kete rast.

Statusi i plote nga Edlira Gjoni:

Ti thjesht tregove edhe një herë se kush janë fisnikët në këtë tragji-komedinë tonë të madhe. Të admiroj për maturinë që tregove duke dalë, edhe pse me lëmshin në grykë.
Më shumë të them “E fortë,  që e mposhte instiktin legjitim për të reaguar”.
Se mua akoma nuk më ka kaluar poshtë fytit toni i kryetarit të komisionit që i drejtohet një zonje në detyrë: “Ti me syze…”!!!!!
Fyerje, arrogancë, përcaktim, thirrje që nuk i falet as një 3-vjeçari. Bulizëm i disafishtë në një fjali të vetme: “Ti me syze” dhe “Dil jashtë”
Nuk ka asnjë rëndësi emri që e ushtroi autoritetin me bulizëm e pa e vrarë mendjen se fjalia që thotë është e papranueshme ngado që ta kapësh. Madje gjynah që i rastisi Braçes ta thotë. Ama vrasëse është e vërteta që shumëkush me pak pushtet, majtas e djathtas, e ka kthyer këtë sjellje intimiduese në normë. E iu duket se kanë të drejtë e madje legjitime: të drejtohen me terma bulizmi!
Mes tyre dhe çdo rasti kur i ke sfiduar, qoftë edhe me mirësjelljen tënde stoike, zgjedh ty, Esiona!
Asnjë lot për arrogancën! Vetëm për mjerimin ku kemi rënë, po!

Edlira Gjoni

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com