Loading...

Kristian Prenga shkërmoq Ramirez në tre raunde, fiton me nokaut në ringun kanadez (video)

Boksierët shqiptarë vijojnë të shkëlqejnë në ringun profesionist në shumë vende të botës. Së fundmi ishte radha e Kristian Prengës të tregojë forcën e vërtetë të shqiptarit në ringun profesionist të Kanadasë. Dhe Kristian Prenga di vetëm të fitojë. 27-vjeçari nga Oroshi i Mirditës ka triumfuar edhe në duelin e radhës në boks ndaj argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez madje duke e mbyllur përballjen me “Knockdown”.

Në “Air Canada Centre” në një eveniment madhështor, ku, përveç duelit të boksit Prenga-Ramirez, kishte edhe përballje të tjera, Kristiani e dominoi totalisht kundërshtarin duke dhuruar një boksim mjaft të mirë dhe duelin e fitoi që në raundin e tretë me knockdoën.

Ajo që merr rëndësi është fakti se ky eveniment ku boksoi edhe shqiptari Prenga u transmetua në SHBA nga USA Shoëtime dhe promotor ishte GYM Promotions dhe boksieri i famshëm Floyd Mayëeather. Ky ishte dueli i radhës i fituar nga sportisti Kristian Prenga në kategorinë e boksit ku ka një bilanc tepër pozitiv.

Në 9 ndeshje në boks Prenga ka fituar 8 dhe ka humbur vetëm 1. Kujtojmë që Kristian Prenga me herët ka garuar në kategorinë e “kickboxing” ku në vitin 2016-të u shpall edhe kampion i Europës.  Pas triumfit të radhës nëpërmjet rrjeteve sociale Prenga ka përcjellë edhe një mesazh për mbështetësit e tij duke falënderuar edhe Zotin që e shpërbleu për punën dhe lodhjen drejt suksesit. Një triumf i merituar që i bën krenarë boksdashësit shqiptarë. /Pamfleti Sport

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com