Loading...

Krimi për pasion, rrëfehet i riu: I paralajmërova që është e imja

Zbulohen detaje të reja nga plagosja me thikë e një dite më parë në Tiranë, përballë Presidencës.

Burime nga policia bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare”, dëshminë që i arrestuari Henri Karaj ka dhënë përpara policisë duke treguar arsyen e vërtetë që çoi në degradimin e sherrit deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sipas tij, ai është konfliktuar me katër të rinjtë e tjerë, pasi këta të fundit në mënyrë të vazhdueshme i kishin ngacmuar të dashurën.

“Nuk shkova per t’i plagosur. Ne u takuam dhe nje dite me pare dhe u thashe qe ajo eshte e dashura ime dhe te mos e ngacmojne. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar serish. Kur  i pashe kete gje u thashe por ata me ofenduan dhe tentuan te me godisnin dhe une qellova me bicakun qe kisha me vete” ka thënë Henri Karaj.

Po të njëjtat burime nga policia bëjnë po ashtu me dije se është shpallur në kërkim edhe 19 vjeçari me iniciale F.S., shok me Karajn dhe që mësohet se ka qenë i pranishëm gjatë sherrit por është larguar me ardhjen e policisë.

Kujtojmë se një ditë më parë përpara Presidencës, një sherr mes studentësh për motive banale përfundoi me përdorimin e thikës, duke sjellë edhe 4 të plagosur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com