Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion për goditjen e një grupi trafikantësh droge.
Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar disa persona. Detaje të tjera priten, pasi operacioni vijon ende.
Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.
Ende nuk dihet nëse ky aksion do të çojë edhe në arrestime të “peshqve të mëdhenj”.
Por një gjë është e sigurtë. Kjo do të jetë fundjava e fundit në liri e të përfolurve dhe piketuarve prej kohësh.