Loading...

Kohë të arta për avokaten e vjehrrit të Lulzim Bashës. Erinda Ballanca kontratë për pallat shumëkatësh

Kohë të arta për Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e njohur edhe si avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës kundër Shqipërisë në Strasburg, gjatë procesit për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë. Gjatë vitit 2017, zonja Ballanca, në deklaratën e pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, rezulton se ka firmosur kontratën për ndërtimin e një objekti shumëkatësh (pallat) në Tiranë, ku është pronare e 1/8 pjesë. Avokatja e Popullit thotë se objekti do të ndërtohet mbi një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 432 m2. Zonja deklaron se këtë pasuri e ka fituar me trashëgim.

Po gjatë vitit 2017, Ballanca deklaron një llogari bankare 6 262 euro me të ardhura nga kursimet, llogari 8 643 lekë me të ardhura nga kursimet, llogari 11 938 euro me të ardhura nga dieta, qiraja dhe kalim dividenti. Zonja deklaron një tjetër llogari me vlerë 1 069 592 lekë, me të ardhura nga paga dhe detyrime nga ortaku, 300 000 lekë cash në banesë, blerjen e një deponoje me vlerë 1 mijë euro, pagën si Avokate e Popullit 991 618 lekë si dhe të ardhura nga dietat e Këshillit të Evropës me vlerë 236 euro.

Nga kompani E 4 Legal shpk, Ballanca deklaron 968 049 lekë të ardhura dhe 9 053 euro kalim dividenti i mbajtur për vitin 2015. Nga një kontratë qiraje Avokatja e Popullit deklaron 4 380 euro të ardhura, vijimin e shlyerjes së një kredie në Intesa San Paolo Bank në vlerën 100 mijë euro, detyrime për blerjen e shtëpisë në rezidencën në Mullet, 250 mijë euro si dhe 5 mijë euro detyrim i mbetur shoqërisë për blerjen e sipërfaqes prej 125 m2 dhe një garazhi.

Avokaten e Popullit është gjithashtu pronare e një apartamenti banimi me sipërfaqe 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, blerë për 57 000 dollar dhe rivlerësuar për 18 725 000 lekë. Është pronare me 1/3 pjesë takuese e një apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti. Ka nënshkruar në 2009 një kontratë për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2, për vlerën 150 000 euro si dhe kontratë në 2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, me vlerë 75 000 euro.

Vila në Mullet

Avokatja e Popullit posedon edhe një vilë, e ndodhur në një rezidencë, në Mullet të Tiranës, me vlerë 451 mijë euro. Në një tjetër deklaratë pasurie, ku deklaron pasurinë fillestare, Ballanca rezulton se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 mijë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LaëOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë.

Pasuria e Avokates së Popullit Erinda Ballanca për vitin 2017

Kontratë sipërmarrjes për ndërtimin e një objekti shumëkatësh mbi pasurinë e paluajtshme në pronësi të palës porositëse, pasuri e llojit truall dhe ndërtesë, e ndodhur në Tiranë, me sipërfaqe 432 m2, në bashkëpronësi, ku jam pronare e 1/8 pjesë. Pasuria është lënë trashëgim.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga kursimet, 6 262 euro.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga kursimet, 8 643 lekë.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga dieta, qeraja dhe kalim dividenti, 11 938 euro.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga paga dhe detyrime nga ortaku, 1 069 592 lekë.

Cash në banesë, 300 000 lekë.

Blerje e një depoje, 1 mijë euro.

Paga si Avokate e Popullit 991 618 lekë.

Të ardhura nga dieta në Institucionin e Avokatit të Popullit, 1 720 lekë.

Të ardhura nga dietat e Këshillit të Evropës, 236 euro.

Të ardhura nga E 4 Legal shpk, 968 049 lekë.

Të ardhura nga E 4 Legal shpk, kalim dividenti i mbajtur për vitin 2015, 9 053 euro,.

Të ardhura nga kontrata e qerasë, 4 380 euro.

Kredi e marrë pranë bankës Intesa SanPaolo Bank, në vlerën 100 mijë euro, shlyer 4 619 euro.

Detyrime për blerjen e shtëpisë në rezidencën…., 250 mijë euro.

Detyrim i mbetur shoqërisë për blerjen e sipërfaqes prej 125 m2 dhe një garazhi, 5 mijë euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com