Loading...

Kjo vajzë kërkoi vetëm rrogën, përfundon e vrarë dhe e therur

Të gjithë kanë nevojë për të ardhura dhe për ti siguruar ato i drejtohen një pune.

Për të gjithë fundi i muajt është ai që përcakton rezultatet e punës, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu për një adoleshente në Nju Delhi.

Sipas “Daily Mail” një vajzë 16-vjeçare e cila punonte si shërbëtore në Indi është therur nga shefi i saj.

Soni Kumari ishte punësuar nëpërmjet një “agjencie shërbyesesh” në Nju Delhi për më shumë se një vit dhe paga e saj mujore ishte marrë nga personi që drejtonte agjencinë dhe jo nga ajo.

Në momentin që adoleshentja vendos të flasë me pronarin e agjencisë për të marrë paratë që i detyrohej,Manjit Singh Karketa e mbyti dhe preu trupin e saj në copa.

Viktima 16-vjeçare

Mbetjet e adoleshentes u gjetën në kanal të nesërmen.

Mësohet gjithashtu se 30 vjeçari kishte dhe dy bashkëpunëtorë të tij, me të cilët drejtonte agjencinë, por edhe që kishin marr pjesë në aktin makabër.

Vajza 16 vjeçare nuk ishte e vetmja që ishte punësuar nga kjo agjenci, pasi edhe shumë vajza adoleshente dhe gra të reja nga familje të varfra në zonat rurale  vinin për të punuar si shërbëtore në shtëpitë në Nju Delhi.

Provat për lidhjen e viktimës me Karketën u gjetën pas një dëshmie të një fqinji dhe  gjatë marrjes në pyetje pronari nuk mundi të mos e pranonte krimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com