Falë kësaj recete, ju do të detoksifikoni trupin tuaj, do të eliminoni infeksionet, do të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, do të rrisni sistemin tuaj imunitar, do të luftoni kancerin dhe shumë më tepër…
Një nga bimët më të fuqishme në natyrë është hudhra, e cila ka efekte të jashtëzakonshme shëruese. Njerëzit kanë përdorur këto efekte për krijimin e mjekimeve të shumta për shekuj me radhë. Kjo recetë në veçanti është shpikur shumë kohë më parë nga murgjit budistë dhe është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur.
Njerëzit e kanë përdorur këtë kurë tibetane të hudhërve për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e tyre. Ky recetë është përdorur gjithashtu si një mjet efikas për humbjen e peshës, si pjesë e një diete të shëndetshme. Zbuloni se si ta përgatisni dhe çfarë përfitimesh do keni në një kohë të shkurtër.
Këtu është një listë e disa prej sëmundjeve që ky ilaç do t’ju ndihmojë të luftoni:
Problemet e shikimit
Gastritin
Sinusin
Trombozat
Dhimbjet e kokës dhe migrenën
Problemet e dëgjimit dhe infeksionet e veshëve
Reumatizma
Ishemia
Arteriosklerozë
Mbipeshën dhe obezitetin
Hemorroidet dhe problemet e traktit të tretjes
Receta
Do ju duhet :
350 gramë hudhër organike
30 gramë alkool të pastër
Përgatitja:
Lani dhe shtrydhni 350 gramë hudhër organike (hudhër fshati). Më pas vendoseni atë në një enë qelqi dhe bashkojeni me 300 gramë alkool të pastër. Alkooli duhet të jetë 95 gradë.
Pasi ti përzieni bashkë, lëreni këtë masë për dhjetë ditë në frigorifer. Në ditën e 11të kulloni lëngun e kësaj ene me napë, mos përdorni kulluese me përmbajtje metalike.Pasi e keni kulluar lëreni edhe 3 ditë të tjera lëngun në frigorifer dhe pastaj nisni të përdorni kurën.
Përdorimi :
Dozat e këtij ilaçi do ti përzieni me 50 ml ujë ose ¼ e gotës me ujë. Konsumohet përpara vakteve.
Dita e parë: një pikë në mëngjes, dy pika në mesditë, dhe tre pika në mbrëmje. Dita e dytë: katër pika në mëngjes, pesë pika në mesditë dhe nëntë pika në mbrëmje. Dita e tretë: shtatë pika në mëngjes, tetë pika në mesditë, dhe nëntë pika në mbrëmje.
Dita e katërt: dhjetë pika në mëngjes, njëmbëdhjetë pika në mesditë dhe dhjetë pika në mbrëmje. Dita e pestë: 13 pika në mëngjes, 14 pika në mesditë dhe dymbëdhjetë pika në mbrëmje. Dita e gjashtë: pesëmbëdhjetë pika në mëngjes, katërmbëdhjetë pika në mesditë, dhe trembëdhjetë pika në mbrëmje
Dita e shtatë: dymbëdhjetë pika në mëngjes, njëmbëdhjetë pika në mesditë dhe dhjetë pika në mbrëmje. Dita e tetë: nëntë pika në mëngjes, tetë pika në mesditë, dhe shtatë pika në mbrëmje. Dita e nëntë: gjashtë pika në mëngjes, pesë pika në mesditë, dhe katër pika në mbrëmje
Dita e dhjetë: tri pika në mëngjes, dy pika në mesditë, dhe një pikë në mbrëmjePrej ditës së 11-të: ju duhet të merrni 25 pika në ditë, tre herë në ditë derisa të përfundoni ilaçin tibetian me hudhër.