Kisha e Shën Kollit paraqet një shembull të kishave me kupolë dhe në muret e saj dallohen të murosura deri edhe fragmente kapitelesh antikë.
Tipologjikisht ajo hyn në tipin e kishave me një trajtim arkitekturor pak primitiv. Në Shqipëri ajo paraqet rastin unikal në këtë drejtim dhe përbën një dëshmi me vlerë.
Studjuesit mendojnë se bazuar edhe në format primitive dhe ndërtimin me gurë,kisha është ndërtuar rreth shek.XI. Vizitohet lehtësisht pranë Armenit.