Loading...

Kima me vezë , hije dhe shëndet i mirë nga tradita

Kima me Vezë është ndër recetat e vjetra të kuzhinës tradicionale shqiptare.

E shijshme, e plotë në vlera ushqyese dhe fantastike për të kënaqur oreksin në çdo kohë.

Përgatitet shumë thjeshtë dhe në pak kohë por ky gatim special padyshim mbetet ndër më të veçantët e traditës së amvisave shqiptare.

E përgatitur me përbërës të thjeshtë e të freskët, kjo pjatë është jo vetëm fantastike për shijen por edhe për vlerat e shëndetshme që i ofron organizmit gjithashtu.

Ja si përgatitet Kima me Vezë krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë ideale për të mbledhur gjithë familjen rreth tryezës.
Përgatitja e Kimës me Vezë në Shtëpi
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
250 gr mish i grirë i freskët

4-5 kokrra vezë

3-4 kokrra domate

4-5 qepë mesatare

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz
Përgatitja
Si fillim AgroWeb.org ju udhëzon të grini qepët hollë.

Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr dhe kaurdisni qepët me vaj ulliri.

Pasi volumi i tyre të ulet, hidhni mishin e grirë dhe kaurdisini bashkë për disa minuta.

Grini domatet hollë përmes një rende kuzhine shtojini në tenxheren ku po kaurdisni mishin e grirë dhe qepët. Nëse preferoni për më shumë shije mund të shtoni edhe perime të tjera si speca, patëllxhanë apo kungulleshka.

Shtoni kripë dhe piper dhe kaurdisini të gjitha bashkë. Shtoni një gotë ujë dhe lërini të ziejnë derisa masa e përgatitur të mbetet pak e lëngshme.

Më pas, kimën e lëngshme shtrojeni në një tavë.

Përmes një luge gjelle AgroWeb.org ju udhëzon të hapni pesë gropëza në largësi të barabarta në të cilat do hidhni vezët.

Sipër vezëve hidhni pak kripë dhe piper dhe vendosini në furrë të parangrohur për 10 deri në 15 minuta derisa e bardha e vezës të mpikset. Kur shërbehet spërkatet me pak majdanoz të grirë hollë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com