Kim Kardashian West është takuar zyrtarisht me Jared Kushner në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar reformën e burgjeve.
Nuk është e konfirmuar nese Kim është takuar edhe me presidentin Donald Trump.
Kardashian pritet që të takojë Trump dhe ti shprehë atij kërkesën për ti kërkuar faljen për 62 vjeçaren Alice maria Johnson, e dënuar në 1997 me burgim të përjetshëm për trafik droge.
Kim Kardashian e solli këtë çështje në vëmendje më herët këtë vit dhe më pas arriti të kontaktojë me vajzën e Trump, Ivanka që të mund t’I mundësonte një takim me Kushner.