Dy të rinj humbën jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Milot-Fushë Krujë si pasojë e një aksidenti. Mësohet se 4 të rinj po udhëtonin me një mjet tip ‘Volksëagen’ me targa AA 744 NJ që doli nga rruga e për pasojë u plagosën 4 persona, ku dy prej tyre vdiqën në spital.
Sipas policisë viktimat janë drejtuesi i mjetit, Erald Uzuni, 26 vjeç dhe pasagjeri Klodian Vladi, 21 vjeç (në foto) ndërkohë të plagosur mbetën shtetasit Mario Uzuni, 18 vjeç e A. C., 23 vjeç.
Mësohet se Mario Uzuni është në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E. U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K. V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M. U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A. C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.