Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit, të tjera zhvillime të bujshme pritet të ndodhin në vendin tonë javët që vijnë. Ky kërcënim i është adresuar hapur opozitës, teksa shkruan, “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?”
Postimi i plotë i Ramës:
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌