Ditën e djeshme dëshmitari X, tashmë i identifikuar me emrin Albert Veliu denoncoi Agron Xhafajn si të, përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës.
Por ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizjen e rradhës. Në orën 12:00 ai do të zhvillojë një mbledhje me aleatët në selinë e PD.
Thuhet se do të diskutohen disa çështje të cilat lidhen me lëvizjen e opozitës ku pritet të ndërmerren vendime të mëdha.
Identifikimi i dëshmitarit ”X” u bë i njohur ditën e enjte kur kreu i PD publikoi një video nga ku shfaqej Albert Veliu dhe shprehej se i kishte kërkuar ndere dhe favore Agron Xhafajt, por siç pretendon Veliu, Agroni i ka kther shpinën.