Opozita ka nisur sot në orën 11:00 protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas videopërgjimit ku akuzohet vëllai i tij si bos droge në Vlorë.
Por mes protestuesve ka qenë edhe një këngëtar shumë i dashur për një pjesë të publikut shqiptar. Ai është Arkimed Lushajose i njohur si reperi “Stresi”. I pyetur nga Report tv, Stresi tha se ndodhej në protestë së bashku me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë.
Ai tha:
“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës.”/Pamfleti