Loading...

“Kemi Babale për çdo ministër, do dalin me radhë”, PD kërcënon Ramën me përgjime

Nëkryetari i demokratëve, Edi Paloka ka paralajmëruar skandale që do të përfshijnë ministra të tjerë të qeverisë “Rama”. Sipas tij opozita disponon dëshmitarë si “Babalja” për çdo ministër të kabinetit Rama. Paloka tha se do të dalin së shpejti ku selia blu po mendon që të sjellë personazhe të tjerë për të denoncuar. Ai i fton qytetarët që të bëjnë durim pasi ata do të dalin me radhë dhe jo të gjithë menjëherë.

“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.

Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.(TemA)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com