Loading...

Kapet në flagrancë vlonjati me doza heroine, arrestohet për shitje të drogave të rënda

Sot në Vlorë është kapur një 46-vjeçar në flagrancë duke shitur drogëra të forta. Droga e forte e kapur është e llojit heroine.

Mësohet se  atij i janë kapur 20 doza heroinë dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i drogërave të forta. Arrestohet në flagrancë një shtetas, në operacionin e koduar “Laica”.

Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi :

Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com