Loading...

Kapet me 1 milion USD drogë shqiptari, policia turke e arreston

Një operacion i madh antidrogë i policisë turke, ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar te cilet u arrestuan në Stamboll me droge që kapte vlerën e 1 milion dollarëve.

Policia ka ndërhyrë në një shtëpi fermë në Çatalcas pas informacioneve se vendi po përdorej si laborator për të prodhuar methamphetaminë, e klasifikuar si drogë stimulante.

Sipas agjencise se lajmeve turke “Hurriyet”, jane konfiskuar 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhim.

Në këtë operacion policia ka arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar. Identiteti i tyre nuk dihet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com