Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në të dyja rastet nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç, 69-vjeç nga Vlora.
Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që hidhnin lëndën plasësë jashtë murit rrethues.Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.
Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv. Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit. Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike. Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.