Protestën për ditën e 1 Majit, qytetarët e kanë shprehur edhe në faqen e Facebook-ut të kryeministrit Rama, e disa prej të cilëve kanë marrë edhe përgjigjen e shefit të qeverisë. Ndërkohë që Rama ka qenë sot i pranishëm në Panairin e Punës.
“Në gjithë ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune”. Kështu deklaroi kryeministri Rama teksa ka qenë sot paradite në Panairin e Punës në Tiranë, ku është interesuar në çdo stendë të panairit për vendet që ofrohen dhe nëse ka kërkesa për punë nga shqiptarët.
Në fund të vizitës, Rama theksoi edhe njëherë atë që e ka thënë në cdo rast kur vjen fjala për punësimin.
Ja disa nga replikat: