Kryeministri Rama e ka nisur ditën me historinë e qytetarit nga Laçi, që vuan nga hepatiti B dhe iu ankua live gjatë takimit të tij të fundit, për rritjen e çmimit të ilacit.
“Jam me hepatit B, prej vitesh kurohem për mëlçinë e zezë, e marr 60 mijë lekë ilaçin me gjysmë rimbursim. E mora këtë radhë, ishte bërë 215 mijë lekë, me kaq unë nuk e marr dot”- tha ai.
Pas takimit, Rama ka telefonuar ministren e Shëndetësise, e cila ka pritur më tej qytetarin dhe është sqaruar si mund ta shihni në videon më poshte.
Postimi i Edi Ramës në Facebook
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë🌹”- shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155798251056523/?t=0