Loading...

“Jam epileptik, s’përballoj dot burgun”/ Adriatik Lalla kërkon azil politik në Bremen-Gjermani, gati refuzimi. Ambasada në Tiranë nuk ka zgjatur afatin e qëndrimit

Adriatik Llalla pritet të kthehet së shpejti në Shqipëri dhe t’i nënshtrohet hetimit penal për abuzimet që ka bërë gjatë viteve që ka qënë në krye të Inspektoratit të Pasurive dhe në veçanti në krye të Prokurorisë Shqiptare.

Mesohet se ish Kryeprokurori Llalla ka kërkuar azil politik në Bremen-Gjermani, në përpjekje për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor në Shqipëri, përkundrejt dhe deklarimit se do të japë të gjitha informacionet e duhura për drejtësinë shqiptare, por vetëm përmes drejtësisë gjermane.

Argumenti i dhënë nga Llalla lidhet me pretendimin se në Shqipëri nuk ka dhe nuk jepet drejtësi dhe është e kapur nga politika, ndaj kërkon që të japë llogari dhe të hetohet e gjykohet vetëm nën kujdesin e drejtësisë dhe shtetit gjerman, duke qënë azilant politik në këtë vend.

Si argument shtesë Adriatik Llalla për të përfituar azilin politik në Bremen-Gjermani ka dhënë dhe sëmundjen e tij të epilepsisë, e cila sipas tij mund t’i marrë jetën në sallën e gjyqit.

Ish kryeprokurori ka thënë se për shkak të presionit politik, mediatik dhe ligjor kjo sëmundje i është agravuar shumë ndaj ka shkuar për kurim në klinikat gjermane.

Dhe për pasojë, në situatën e një presioni të tillë në sallën e gjyqit dhe në një izolim të mundshëm në burgjet shqiptare, me kriminelë shokë burgu, e ka të vështirë ta përballojë e mund të humbë madje edhe jetën, duke lënë fëmijët jetime.

Mësohet se Qeveria Federale Gjermane dhe organet ligjzbatuese të këtij vendi kanë marrë informacionin e nevojshëm nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila për vete para disa javësh ia ka refuzuar Llallës kërkesën për zgjatjen e afateve të qëndrimit në Gjermani.

Mësohet se ambasada gjermane, mbështetur dhe në informacionin e ekspertëve gjermanë të instaluar në Shqipëri në kuadër të zbatimit të Vettingut dhe Reformës në Drejtësi janë shprehur se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një hetim dhe gjykim të drejtë dhe të pa politizuar për shkak të drejtësisë së re por dhe ndikimit të fortë të partnerëve ndërkombëtarë.

Ndaj nuk është i nevojshëm azili politik dhe dhënia e dëshmive nga Gjermania për hetimin në Shqipëri, si azilant politik nga ana e Adriatik Llallës.

Në këto kushte mësohet se Qeveria Federale Gjermane do të refuzojë kërkesën e Llallës për azil politik në këtë vend, dhe pritet rikthimi i shpejtë i tij në Shqipëri për t’i nënshtruar hetimit për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria Shqiptare.

Aq më tepër që tashmë dhe afati i qëndrimit në Gjermani ka skaduar dhe nuk është rinovuar nga ana e Ambasadës gjermane në Tiranë, si dhe prerjes së fletë-arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku pritet vetëm ardhja e Llallës dhe ekzekutimi me urgjencë në Tiranë./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com