Loading...

Intervistoi ”dëshmitarin X”, Jetmir Olldashi thirret në Prokurori. Çfarë do t’i kërkohet të dëshmojë sot para trupit gjykues

Jetmir Olldashi, gazetari që kreu investigimin dhe audio-përgjimin mes “Dëshmitarit X” dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është dëshmitari i radhës që do merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Olldashi pritet të dëshmojë sot në orën 10:00, kohë kur janë thirrur pranë Akuzës edhe deputetët e PD, Ervin Salianji e Ankelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor, Gazmend Bardhi. Kallëzimi i rremë, i bashkuar tashmë me çështjen e trafikut të narkotikëve po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një çështje e vetme.

Tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, do të paraqiten sot në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dëshmia më e rëndë- sishme për Akuzën pritet të jetë ajo e gazetarit Jetmir Olldashi. Para tij, për të njëjtën çështje ka dhënë shpjegimet e nevojshme, “Dëshmitari X”, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu.

Dy ditë më parë, Olldashi shpjegoi publikisht itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij, mbi çështjet e trafikut të narkotikëve në Vlorë. Burimet thanë se atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se është Agron Xhafaj, por edhe si do të sigurohej hashashi. Mësohet se gazetarit Olldashi do t’i kërkohet edhe materiali bruto i audio-regjistrimit mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

EKSPERTIZA

Burime nga organi i Akuzës thanë se, pasi të sigurohet materiali bruto i regjistrimit të kryer nga gazetari Jetmir Olldashi, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza. Për ekspertimin e materialit audio po vlerësohen dy mundësi.

Mundësia e parë është ajo që prokurorët t’i drejtohen për ekspertizë Policisë Shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafajt, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorë- zohet hetuesve, mundësia e dytë është që Prokuroria t’u kërkojë ndihmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, ashtu sikurse është vepruar në disa raste të mëparshme./Panorama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com