Saimir Tahiri ish ministër i Brendshëm vërtet dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, por akuzat e tij kanë trazuar rëndshëm politikën.
Dhe kushdo që akuzon në Shqipëri, gjithnjë akuza do të përfshijë dhe Presidentin Ilir Meta dhe gruan e tij kryetare të LSI Monika Kryemadhi. Pasi në çdo “gëmushë” që të godasësh, do të dalë një korrupsion i Ilir Metës.
“Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund t’ua lajë ç’kanë bërë”, ka akuzuar Tahiri në konferencën për mediat të dhënë paraditen e sotme.
Kjo ka sjellë involvimin e Ilir Metës në këtë përplasje politike, pasi qytetarët shqiptarë, parë dhe për shkak të postit që ka mbajtur si ministër i Brendshëm besojnë se Saimiri di shumë.
Pra ka dhe të dhëna dhe fakte për Ilir Metën, dhe çfarë thotë për të besohen gati 100 për qind.
Për këtë arsye Presidenti aktual ka gjetur me urgjencë një ekran televiziv, nga këta të vegjlit, të menaxhueshmit për të dhënë dhe përgjigjen e tij për akuzat e forta të Tahirit.
Duke tentuar t’i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të ish ministrit të Brendshëm dhe për t’u përpjekur të dalë sa më pa dëme politike nga këto akuza të rënda.
Fillimisht e ka lajmëruar gazetari i TV Fax News se Meta do të jetë sonte në ekranin e këtij TV për të amortizuar sadopak jo vetëm deklaratat e Tahirit paradite, por dhe deklarimet e reja që mund të japë në televizionin e njohur Top Channel sonte. Në një përballje në të njejtën orë mes tyre.
“Sonte ne ore 20.00 ne Fax News! E pyeta Presidentin e Republikes Ilir Meta për dorëheqjen e Saimir Tahirit, lobimin e LSI dhe artikulli i Mother Jones, raportin e Freedom House, deklaratën e Adriatik Llallës se Donald Lu ka kërkuar arrestimin e tij, Protestën në Rrugen e Kombit, a duhet të shembet Teatri Kombëtar e të tjera… p.s…dhe diçka për Erdoganin ;)”, shkruan gazetari Koka në profilin e tij në rrjetin social. Ku ka hedhur dhe njoftimin e Presidentit që lajmëron këtë intervistë.
“Të dashur miq, ju ftoj të më ndiqni sot në orën 20:00, në Fax News, në një intervistë me gazetarin, Bledian Koka”, lajmëron Meta në profilin e tij facebook.
Pra një përgatitje e ethshme e Ilir Metës për t’u përballur me Tahirin, që e akuzoi rëndë paradite dhe pritet ta akuzojë dhe në emisionin e mbrëmjes.
Meta ka hall burgu ndaj është i detyruar të përfshihet në lojën politike. Dhe është familjarisht në rrezik burgu, bashkë me Monikën./Pamfleti.com