Loading...

I morën jetën shokut, jepet dënimi për dy shqiptarët (Emrat)

Në Gjykatën e Apelit të Ankonës në Itali është mbajtur seanca për dy shqiptarët e akuzar për një vrasje.  Sot kanë dalë para gjyqit shqiptarët Igli Meta dhe Mario Mema.

Këta dy persona janë të akuzuar për vrasjen e Ismaele Lullit, vrasësin 17 vjeçar, tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.

Nëna e viktimës vazhdon të kërkojë burgim të përjetshëm për të dy ata, por gjykata ka vendosur një dënim maksimal 28 vite e katër muaj.

“Unë kërkoj falje për të gjithë, jam gabim dhe dua të paguaj për atë që kam bërë, por nuk e kam vrarë Ismailin”, tha Meta në sallën e gjyqit.

“Nuk mund të them se jam i lumtur, por tani djali im mund të pushojë në paqe”, komentoi nëna e Ismaelit.

Ngjarja e ndodhur

Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra. Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com