Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin për sigurinë në qytetin e Lezhës tha se Shqipëria ndodhet në zemër të Evropës. Por gjatë bashkëbisedimit hoxha i xhamisë së Lezhës, Agim Terezi kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Gjatë takimit ku i pranishëm ishte edhe ministri Xhafaj dhe ambasadorja e BE Vlahutin, ai kërkoi që të rikthehet dënimi me vdekje.
Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin.
Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush. Por ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se BE nuk e pranon dënimin me vdekje.
Dënimi me vdekje nuk pranohet nga Bashkimi Europian.