Një pjesë e murit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve” në Kukës është tentuar të hidhet në erë me lëndë plasëse.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 17.05.2018, gjatë natës, në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, Kukës, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me lëndë plasëse një pjesë të murit të kanalit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve”, në një gjatësi prej 6.8 metra. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan Tema.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.