Loading...

Hapet me spektakël Amfiteatri i Tiranës

Pas 27 vitesh, Teatri i Hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave.

Tingujt e magjishëm të Bandës së Forcave të Armatosura shënjuan edhe fillimin e një epoke të re kulturore për kryeqytetin.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës e cila ishte mbushur plot e për plot nga qyterarë të gjithë grupmoshave për të ndjekur koncertin plot surpriza të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

Në fjalën përshëndetëse, Kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se skena e re e artit që i shtohet kryeqytetit çdo natë do të ketë një aktivitet.

Veliaj shtoi se përkundër ndonjë zëri kritik, këto investime në kryeqytet jo vetëm që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por njëkohësisht do të gjenerojnë edhe mjaft të ardhura për ekonominë e qytetit.

“Lajmi i mirë është që pothuaj se çdo natë do të ketë një aktivitet dhe mbi të gjitha ta gëzojmë Amfiteatrin e rilindur të Liqenit të Tiranës.

Ne patëm një sherr shumë të madh këtu te këndi i lodrave, patëm një të tillë më të vogël këtu, por gjithmonë u them njerëzve, atyre që thonë, ne s’kemi bukë të hamë, ju bëni teatër e bëni koncert.

Nëse qëllimi kryesor i bashkive e qyteteve do të ishte buka, bashkitë do të ishin furra të mëdha buke.

Ata që mendojnë se vetëm buka është ajo që na intereson, lajmi i mirë është që ky teatër do të prodhojë edhe më shumë bukë sepse do të prodhojë më shumë ekonomi, do të ketë më shumë artistë që do të kenë aktivitete, prej tyre do të gjenerohet turizmi në Tiranë”, tha ai duke shtuar se teatri i ri veror do të kontribuojë në një Tiranë më moderne, me një ekonomi më të fortë dhe me më shumë para në qarkullim prej të gjithë aktiviteteve që do të zhvillohen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com