Loading...

Hapet gara për Kryebashkiakun e ri te Vlorës, deputetja mohon kandidimin: e kemi Kryetarin

Deputetja e PS Vilma Bello i ka dhënë fund zërave për një kandidim të mundshëm të saj në zgjedhjet lokale për bashkinë e Vlorës.

Në një reagim në rrjetin social Facebook deputetja e Vlorës teksa mohon kandidaturën e saj për në krye të bashkisë shpreh mbështetjen për kreun aktual Dritan Leli në garën e ardhshme.

“Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit”, shprehet ndër të tjera Bello.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq!

Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit. Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era./newsbomb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com