Loading...

Hante çokollata vetëm për ditëlindje: Ja ‘mrekullia’ që i ndryshoi jetën vogëlushes nga Krraba

Historia e saj e trishtë preku shumë zemra kur u trajtua si personazh në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24, Erjola 8 vjeç, dhë vëllai i saj janë dy fëmijë mjaft të zgjuar, që jetojnë në kushte të tejskajshme të mjerimit.

“Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babit, mami jeton në Kosovë, na ka lënë,” thotë Erjola. Pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe detyrat që bën pas mësimit. Kur e pyet se çfarë bën babai i saj për të, ajo nuk i përmban lotët “Na blen gjëra babi” thotë e përlotur. I ati Agimi është pika e dobët e Erjolës.
“Babi na ka rritur, na ka ushqyer”. Agimi nuk ka mundësi t‘ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të ti j të mitur, as bukën e përditshme. “Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t’i marr fëmijët e mi.

Ishte në një gjendje depresioni. Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kenë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot” thotë Agimi.

Më tej shton se nuk ka pasur mundësi tu blejë fëmijëve librat e shkollës, “fëmijët më kërkonin librat, lekët i gjeta diku. Librat i bleva pas 4 ditësh, fëmijët u trembën se gjithë nxënësit i kishin librat, vetëm fëmijët e mi shkonin në shkollë pa libra” shprehet i dëshpëruar Agimi.
“Blej ushqime me listë, i shlyej në fund të muajit”. Edhe pse fare të vegjël ato nuk i kërkojnë asnjëherë babait me tepër se ç’mund të përballoji ai. “Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi.

“Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëherë i kërkoj babit që të na i festojë”.

Erjola ka edhe probleme me shëndetin. “Ka probleme në bark, nuk kam pasur mundësi ta operoj”. Në këtë panoramë mjerimi, iu është gjendur. Kushtet e banesës ku banon Erjola dhe Bajrami janë fytyra e vetë varfërisë. Në kushte teper të vështira jeton familja e Agimit. Ata nuk kanë drita, era dhe shiu futet nga të katërt anët.
Çdo ditë pas shkollë fëmijët këtu, rendin me vrap për tek mensa sociale. Atje shijojnë gjellërat e ngrohta, frutat dhe ëmbëlsirat. Pasi hanë drekë, fëmijët bëjnë detyrat e shtëpisë me ndihmën e një zyshe.
Në kohën që Erjola me vëllain e saj ishin në mencë duke bërë detyrat e shtëpisë, Elvis Naçi së bashku me dy djemtë e tij shkoi për ta takuar. Me shaka i flet për çokollatat që e bënë kaq të njohur kur thoshte se i hante më të vëllain kur kishin ditëlindjet pasi babai nuk kishte mundësi t’ua blinte gjithmonë kur i këkronin.

Elvisi e pyet për ecurinë në mësime ku i tha së mësimet janë shumë të rëndësishme ashtu si notat e mira teksa e pranoi se ëmbëlsirat nuk do u mungojnë asnjëherë pasi është një “çështje” që mund të zgjidhej lehtë.

‘Shqiptarët për shqiptarët’, i bënë një shtëpi të re familjes së Erjolës, ku mund të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë të moshës së tyre. Por Erjola do të mund të kryejë edhe operacionin në barka falas, në mënyrë që të mos ketë më probleme shëndetësore.

E gjithë familja u gëzua shumë dhe përveç kësaj ndihme, Erjolës së vogël iu dhuruan edhe shumë çokollata, që ajo i ka shumë qejf, por nuk kishte mundësi ti blinte për shkak të varfërisë…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com