Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France 24” deklaroi se BE-së nuk i kushton asnjë qindarkë hapja e negociatave.
I pyetur për protestën e opozitës, Rama u shpreh se në një vend demokratik kjo është normale, ndërsa shtoi se nëse nuk do të kishte rezultate konkrete KE nuk do të rekomandonte hapjen e negociatave.
Referuar deklaratave të Presidentit Macron për zgjerimin, Rama tha se nuk po kërkojmë që të hyjmë sot në BE, pasi është një rrugë e gjatë që i pret përpara.
Pyetjes së gazetares nëse me hapjen e negociatave po kërkojnë para nga Europa, Rama iu përgjigj duke thënë se ‘Nuk kërkojmë para nga Europa.
Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës’. Largimin e të rinjve nga vendi, Rama e cilësoi si një gjë normale, pasi sipas tij edhe vendet që sot janë të pasura, dikur kanë qenë të varfra dhe lëvizja i ka zhvilluar.
Nuk është një lajm që duhet të zerë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.
Ju nuk do të dorëhiqeni? Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpeshherë që kur jemi futur në demokraci.
Nuk flas për opozitën, është jeta demokratike e Shqipërisë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha, kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale.
Kemi shumë rezultate që janë themelore, ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte për negociatat dhe jemi të ndërgjegjshëm për të bërë dhe nuk është duke trokitur në dyert e BE për t’u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur, pasi negociatat do të vijojnë shumë vite.
Është një punë në vazhdim. Europa po vuan nga kriticizmi që vijën nga brenda BE, ka shumë arsye. Europa është duke jetuar një çast që brezi i ri nuk e ka njohur luftën.
Unë nuk isha i vogël, por ministër i Kulturës në kohën e luftës së Kosovës. Nuk bëhet fjalë në fakt për zgjerim të BE, por atë që ka thënë Presidenti francez thellimit të unionit dhe thellim të reformave të vendeve të Ballkanit para se të bëhemi anëtarë, nuk është zgjerim faktik.
Sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por për të ndihmuar vendet e Ballkanit. Nuk kërkojmë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës, por janë rrugëtim për të vijuar reformat.
Ka shumë kapituj dhe reforma që duhet të përmbushim. Largimi i të rinjve? Njerëzit largohen, kthehen sërish, është normale që njerëzit të largohen dhe të kthehen. Nuk na vjen keq, se historia na tregon se vendet më të pasura sot, kanë qenë të varfra dhe më pas kanë ndihmuar familjet e tyre, janë kthyer pas me kulturë dhe kapacitete të reja.
Edi Rama
Kryeministri shqiptar u pyet edhe mbi deklaratën e Presidentit të Turqisë, Erdogan se ka investuar në Shqipëri 3 mld euro. Rama tha se në Shqipëri cdo investitor është i mirëpritur, ndërsa vendi është i orientuar drejt BE-së.
Bëhet fjalë për 30 vite bashkëpunimi, nuk janë 3 mld të ditëve të sotme, ashtu sikur ndodh edhe në vende të tjera, secili ka lirinë për investime, ndërmarrje nga të gjitha vendet mund të vijnë në Shqipëri. Me Turqinë kemi një lidhje miqësore, Shqipëria është një vend i drejtuar drejt BE-së
Edi Rama
Shqipëria ka nisur një tur lobimi për hapjen e negociatave. Deri në fund të qershorit, Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga Tirana zyrtare.