Loading...

”Frika e Berishës nga Basha nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri”. Një tezë pse ish-kryeministri i është nënshtruar kreut të PD dhe nuk vepron dot kundër tij

Pas 1991, Shqipëria ka njohur shkatërrimin e ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, lënien e bujqësisë në kushte primitive, shpërnguljet kaotike urbane, ligjeve kontradiktore mbi pronën që kanë shkaktuar mijëra viktima, depresionin social, migrimin masiv, etj.

A janë këto që kanë ndodhur rastësore? Apo një strategji e atyre qē nuk e duan zhvillimin e vendit, strategji që ka gjetur vend në kushtet e varfërisë materiale dhe krizës së identitetit të një shoqërie në tranzicion?

Sipas dokumentave të deklasifikuara të CIA-s, në 1991 UDB ka patur rol në ngritjen e klasës së re politike.

Është përfolur shpesh që ish-mjeku Sali Berisha është një prej tyre.

Ish-president, ish-kryeministër dhe figurë qendrore e politikës së këtyre tri dekadave; askush nuk e di si do ishte Shqipëria pa ndikimin dhe veprimtarinë 27 vjeçare të këtij individi.

Rrethanat e futjes së tij në politikë dhe mbajtja e vendit nën tension dhe konflikt të egër që ka penguar në vijimësi rritjen normale dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë teza që mbështesin supozimin e mësipërm.

Zhdukja e provuar zyrtarisht e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit, gjithashtu flet pro.

Disa e shohin mosndëshkimin e Berishës, pavarësisht krimeve të rënda dhe publike, të lidhur me këto fije të errëta të një karriere që po shkon drejt fundit, por vazhdon të trazojë keq Shqipërinë, shkruan gazeta Dita.

Një nga autorët që e gjëmon shpesh këtë temë është publicisti Bedri Islami.

Në shkrimin e tij të fundit, Islami hedh një tezë interesante përsa i përket pyetjes: Përse megjithë humbjet e njëpasnjëshme dhe pamundësitë e dukshme për të zgjeruar terrenin e mbështetjes në Shqipëri, Berisha nuk e largon Bashën nga kreu i PD.

Nuk do apo nuk mundet?

Basha ka ardhur në Tiranë nga një veprimtari në Kosovë, e lidhur me interesat e Beogradit.

Mbështetësi dhe më pas kritiku i tij është një biznesmen i cili siç flitet posedon fashikuj të dosjeve të shërbimeve sekrete për shkak të një lidhjeje fisnore.

Futja e Bashës në politikë ishte një katapultim i vërtetë. Dhe veç kësaj ai është politikani më pasiv në postet e larta që i janë dhënë, përfshirë vjedhjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës.

A e ka vendosur vërtet Berisha, Bashën në krye? Apo “ai” apo “ata” që kanë vendosur Berishën, kanë vendosur edhe Bashën dhe Berisha është thjesht pjesa e dukshme e këtij ekuacioni?

Duket përherë e më qartë që Berisha ka “frikë” nga Basha, më saktë një pamundësi për të vepruar mbi të.

Islami shkruan:

“Frika e të tjerëve nga Berisha është një sëmundje e vjetër e politikës; frika e Berishës nga Basha është një sinjal se qendra e urdhërit nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri…”/TemA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com