Loading...

Franca kërkon me ngulm të ndryshohet KURANI! Turqia reagon ashpër

Ministri për çështje evropiane në qeverinë turke, Omer Çelik, ka akuzuar një nismë në Francë ku pretendohet të ndryshohen disa ‘ajete’ kuranore

Sipas ministrit turk, 300 nismëtarët francezë për ta ndryshuar Kuranin janë të ngjashëm me ISIS-in.

“Ky është një nga shembujt e dhunës intelektuale dhe barbarizmit. Barbarizmi po ngulitet thellë, politikisht në botën moderne”, ka thënë ai, shkruajnë mediet turke, transmeton Periskopi.

“Ata nuk kanë mundur të na tregojnë në mënyrë më të mirë se sa kjo, se janë në linjë të njëjtë më ISIS-in. Por kjo nismë, do të jetë edhe një material për t’u trajtuar në psikiatrikën politike, për të zbuluar se si po rritet barbarizmi në Evropë dhe se si ky mentalitet është pothuajse i ngjashëm me ISIS-in”, ka thënë ministri turk.

“Ata janë ndër më të rrezikshmit; ata që proklamojnë veten se janë politikanë intelektualë”, ka thënë ai.

Më 21 prill, rreth 300 figura prominente franceze, përfshirë edhe ish-presidentin Nicolas Sarkozi dhe ish-kryeministrin Manuel Valls, kanë nënshkruar një manifest të cilën e kanë publikuar në të përditshmen Le Parisien, për të ndryshuar disa pjesë të Kuranit, të cilat ata thonë se paraqesin dhunë dhe antisemitizëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com