“Ata që më bënë me njollë çupën të varen”.
Keshtu eshte shprehur nena e vajzes e cila arriti ti shpetonte duarve te tre te rinjve qe e morren me force dhe ne nje shtepi te pabanuar prane te sajes, e lidhen dhe tentuan ta perdhunonin.
Britmat e saj per fat i ka degjuar babai qe ka dale rastesisht nga shtepia dhe ka shkuar e ka gjetur te bijen te lidhur.
“Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Vlosh të Roskovecit, ndërsa policia ka arrestuar pas ngjarjes 3 të rinj të akuzuar për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë.