Loading...

Flamurtari U 19 feston titullin kampion për grupin e Jugut

Flamurtari U 19 feston titullin kampion për grupin e Jugut. Nën drejtimin e trainerit Dritan Resuli,skuadra e Flamurtarit për U 19 u rendit në vend të parë,duke rivalizuar deri në javën e fundit me Teutën e Durrësit. Pikërisht rezultatet në ndeshjet direkte mes dy skuadrave,sollën që Flamurtari të shpallej kampion,pasi në fund të dyja skuadrat grumbulluan nga 46 pikë.

Vlonjatët kishin barazuar në Durrës 0-0 dhe fituar në Vlorë 3-2 duke merituar edhe vendin e parë,pas një sezoni të gjatë,por të mbyllur me mjaft sukses. Ekipi i Flamurtarit për U 19 tregoi edhe një herë ,këtë vit vlerat e veta si skuadër,duke i marë sërish titullin kampion për grupin e Jugut.

Ceremonia u zhvillua pikërisht këtë të premte në fushën sportive te pylli i sodës,aty ku ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Kupa u dorëzua nga drejtuesi i FSHF për rajonin e jugut Maks Tegu,ndërsa nuk ka munguar edhe brohoritet dhe natyrisht gëzimi i ligjshëm i ekipit të U 19.

Traineri Dritan Resuli e ka cilesuar sukses këtë arritje,pas një viti të lodhshëm dhe te gjatë. Tashmë Vlonjatët synojnë edhe trofeun e titullit kampion në Shqipëri,pas ndeshjeve të play=offit,ndeshje të cilat startojnë ditën e hënë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com