Përtej çështjes së ditës, siç ishte vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, i cili u la në ‘arrest shtëpie’, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kushtuar rëndësi një tjetër çështje të rëndësishme, siç është konkurrimi i këngëtarit Eugent Bushpepa sot në finalen e Eurovizionit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada i uron fat këngëtarin, ndërsa thekson se të gjithë do të bëjnë tifo për të.
“I urojmë fat këngëtarit ️ Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës.