Loading...

Finalizohet operacioni i koduar “Çelepiasi”

Berat Finalizohet operacioni i koduar “Çelepiasi” Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Berat. Operacioni me metoda speciale të hetimit pas një hetimi një mujor. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat.

•Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

•Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

•Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në kuadër të operacionit “Çelepiasi”, me metoda speciale të hetimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: . 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike. . Një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q. . Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”, parashikuar nga neni 283/2 284, 134, 280 Kodit Penal

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com