Loading...

Erë prangash/ DEA vendos në rreth të kuq Besim Hadarmatajn, lidhjet politiko-kriminale që do e fundosin

Kreu i Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj është shkarkuar sot nga detyra dhe në vend të tij është komanduar prokurorja e Durrësit Donika Prela.

Megjithatë Hadarmataj duket se nuk do të ia hedhë shumë lehtë. Emri tij lakohet në qarqet e krimit dhe korrupsionit.

Ai është i mirmonitoruar si shitës i sekreteve hetimore të shumë dosjeve të rëndësishme që kanë lidhje me krimin e organizuar, kryesisht me figura të spikatura politiko-kriminale.

Kur bëhet fjalë për kokainën DEA nuk fal e për më tepër kur njeriu hije i tonelatave te kapura e të pa kapura i miellit të bardhë është person i njohur i Hadarmatajt dhe ndoshta ai ka ndërhyre për te tek ish shefi i tij Llalla në  këmbim te “sadaka” që t’i hiqet një kërkim ndërkombëtar.

Për arsye hetimi nuk po përmendim bosin tropojas të kokaines që natyrisht nuk është Arber Çekaj, por një tjetër djalosh të cilin partnerët e kanë indentifikuar…

Janë miliona në loje dhe pas milionave natyrisht banda krimi. Djaloshi i kokainës është mik i Olsi Ramës dhe kanë darkuar. Fshihet në Gjermani. Ka pasur një kërkim, por i është mbyllur me ndërhyrjen e Hajdarmataj dhe të sekserit të Llallës, Myftar Lumeshi pronar i restorant Vila Logoreci. Aty drekonte përditë Llalla, Rovena e Hadarmataj.

Priten zhvillime të bujshme…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com