Loading...

Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje shtetasve turq të shtunën që të konvertojnë kursimet e tyre dollarë apo euro në lira, duke kërkuar të forcojë monedhën që është në vështirësi, e cila ka humbur 20 për qind të vlerës së saj ndaj monedhës amerikane.

“Vëllezërit e mi që kanë dollarë ose euro nën ‘jastëkun’ e tyre. Shkoni dhe i konvertoni paratë tuaja në lira”, tha Erdogani në një tubim në qytetin lindor të Erzurumit përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 24 qershorit, raporton Tch.

Turqia u drejtohet këtyre zgjedhjeve duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së tij që kërcënon të shkaktoje një krizë ekonomike.

Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20% të vlerës kundrejt dollarit amerikan, edhe pse arriti ta merrte veten disi këtë javë pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke.

Ka shenja gjithnjë e me të mëdha se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qendrore që po kthehet në fokusin e saj, thotë ekonomisti financiar botëror i Commerzbank, Peter Dixon.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com