Sasi të mëdha mishi janë bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit pasi dyshohet se janë të kontaminuara. Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç, banues të kësaj lagjeje
Këtyre produkteve do u bëhet analiza të mëtejshme “pasi dyshohen si të kontaminuara” thuhte në njftimin e policisë së Elbasanit.
Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.