Kryeministri Rama ka reaguar në rrjete sociale pas sulmeve të opozitës në lidhje më dorëheqjen e Saimir Tahirit. Opozita mendon se Tahiri e la mandatin e deputetit pas paktit me kryeministrin e vendit.
Sakaq Rama bën dhe një paralajmërim “bombë”.
Ja statuset e Ramës në rrjete sociale:
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? 🤔 😨
Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!
E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌ShkodraNews