Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video-projekti për qendrën e Fierit. Në profilin e tij në Facebook Rama shkruan se projekti i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane nis zbatimin së shpejti dhe do të transformojë qytetin.
Mesa duket rehabilitimi për lumin Gjanica në Fier vazhdon akoma, ku para disa muajsh një sasi ekplozivi iu vendos një pallati 5-katësh.
Postimi i Edi Ramës në Facebook
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e Dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama dhe Sali Berisha ”fërkohen” me njëri-tjetrin. Edhe në Kuvendin e Shqipërisë që zhvillohet çdo të enjte kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij Berisha shkëmbejnë batuta mes tyre; qoftë banale, qoftë edhe batuta pikante, saqë në shumicën e rasteve bien pre e rrjeteve sociale ku këta të fundit u bëjnë edhe foto-meme nga shprehjet e tyre të famshme.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155788355121523/?t=0