Ka një thënie të vjetër Ilire që thotë: “Kur guri lëvizet nga vendi i tij, nuk gjen më qetësi” Kështu filloi dita e Ahmet Dursun. Paraardhësit u larguan nga Shqipëria që në vitet 1800 dhe emigruan në Turqi.
Ndër vite, familja Dursun u rrit, u asimilua, dhe ndryshoi; por stërgjyshërit dhe gjyshërit kurrë nuk harruan dashurinë për vendin e tyre dhe kulturën e gjuhën shqiptare.
Kjo dashuri për vendlindjen iu transmetua Ahmetit, i cili nuk kishte qënë kurrë në Shqipëri dhe nuk dinte asgjë për shqiptarët.
Nisur nga tregimet e gjyshes së tij të dashurisë së saj për ëndërrat e shumë brezave të cilët kishin lënë pas vendin e tyre dhe kishin lëvizur në të panjohurën, Ahmeti e kishte ëndërr të kthehej në Shqipëri për të zbuluar rrënjët e tij.
Ahmeti u shty nga një ëndërr që të vizitojë Shqipërinë dhe të zbulojë rrënjët e tij. Ai nuk gjeti qetësi në Turqi, një pjesë e tij mungonte. Dukej sikur mungonte diçka; ai gjithmonë donte të dinte se nga e ka origjinën.
Prandaj, në vitin 1991, ai aplikoi në Universitetin e Tiranës për një bursë në muzikë dhe mori lajmin e mirë që kishte fituar bursën, kështu që u nis për në Shqipëri.
Në vitin 1991 Shqipëria po i nështrohej një ndryshimi në regjim; asgjë nuk ishte e qëndrueshme. Ahmeti u mërzit shumë duke parë vuajtjet e njerëzve; dhe pas disa ditësh donte të kthehej në Turqi. Jeta në Shqipëri nuk dukej aq mirë sa ai e kishte imagjinuar. Nuk ishte toka për të cilën kishte ëndërruar: njerëzit ishin të uritur, ato nuk i kishin të plotësuara as nevojat e tyre kryesore, dhe ato nuk kishin besim tek askush.
Ahmeti, gjithsesi, nuk e dinte gjuhën Shqipe. Ai i la të gjitha gjërat e tij tek njerëzit që i ofruan dhomën dhe ia mbathi për tek stacioni për të marrë autobusin që shkonte në Turqi. Gjithsesi, kur arriti tek stacioni i autobusit ai mori vesh që ishte nisur pak minuta më parë. Ky ishte fati i Ahmet Dursun.
Njëzetë e dy vite më vonë, pas shumë përpjekjesh, Ahmet Dursun e mësoi gjuhën shqipe në një nivel profesional dhe shkroi shumë libra dhe artikuj.
Në kërkim për rrënjët e tij, gjatë kohës, ai është bërë një ekspert i Arteve të Kuzhinës, duke rizbuluar rrënjët e Ilirisë së lashtë.
Ahmeti ka lidhur të katër elementet e natyrës: qiellin, tokën, ajrin dhe zjarrin, nëpërmjet ritualeve, duke krijuar një përzierje kulture-ushqimi për shpirtin dhe shpirtit që i përket tokës.
Ahmet Dursun është një gazetar Shiqptar, poet, eksplorues dhe artist kuzhine që kërkon të mbrojë vlerat më të larta të kulturës së Ilirëve nëpërmjet fjalës dhe ushqimit. Tani ai është në SHBA duke u përpjekur të krijojë një lidhje me komunitetin tonë duke përcjellë të gjitha ato çfarë ka mësuar nëpërmjet kërkimeve të tij.
Pasi arriti në New York, Ahmet Dursun u lidh me Sabit & Cathy Bitici, të cilët e pritën përzemërsisht dhe i rekomanduan që të lidhej me Arben Krasniqin të Restorantit Momento në Perendimt të Mitford. Ai pati gjithashtu dhe mbështetjen e Ilir Allajbegut. Unë dhe Ahmeti u Bashkuam me Arben Krasniqin.
Sëbashku ne vendosem të krijonim një Shije Origjinale Ilire për komunitetin Shqiptar të Dielën më 16 Korrik 2017, nga ora 5:00 deri në 9:30 pasdite.
Ky event do të jetë i vetmi i kësaj natyre në të cilin Ahmet Dursun do të risjellë shije të kulturës antike Ilire në New York, duke përfshirë edhe ushqime ekzotike të cilat ne as që nuk e dinim se ekzistonin.
Ju lutemi të na bashkoheni në këtë ditë, si në kohët e bukura të vjetra, që të kalojmë sëbashku një pasdite për t’u mbajtur mend. Darka madhështore me pesë lloje ushqimesh, duke përshirë verë dhe birrë, do të kushtojë vetëm $75 për person. Mos e humbisni këtë lloj eventi kulturor dhe na lejoni të rilidhemi sërish.(Illyriapress)