Maxhoranca qeverisëse me gjithë bllokimin e foltores nga ana e Partisë Demokratike arriti të miratonte vetëm me votat e saj ligjet e parashikuara në rendin e ditës dhe më pas u largua nga seanca.
Opozita bllokoi për më shumë se dy orë foltoren, ndërsa pas miratimit të ligjeve ishte Flamur Noka ai që mori fjalën nga ku akuzoi qeverinë se nuk e do integrimin.
Fjala e Flamur Nokës në Kuvend:
Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale. Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh. Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave. Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim.