Saimir Tahirit i pritet fletë arresti nga ana e prokurorisë shqiptare dhe nga ora në orë pritet arrestimi i tij.
Ish ministri i brendshëm akuzohet për përfshirjen në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Saimir Tahiri hoqi dorë se fundmi nga mandati i deputetit dhe u shpreh se nuk ka nevojë për mbrojtjen e Edi Ramës dhe as nuk ka nevojë për imunitetin e deputetit.
Në fjalën e Tahirit nuk munguan sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe deputetit gjerman.
“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ja dal. Qe sot, une nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo.
Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, aty përmendet shpesh emri “Saimir” i cili sipas autoriteteve ka të bëjë pikërisht me emrin e ish ministrit të brendshëm shqiptar i cili pritet të përfundojë pas hekurave.