Policia e Durrësit ka dhënë informacion pas ngjarjes që ndodhi gjatë ditës së sotme në një banesë tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku shërbimi përmbarimor shkoi ta sekuestrojë, por ka gjetur municione dhe një sasi të vogël kanabisi.
Policia bën me dije se banesa që do sekuestrohej nga permbarimi për llogari të një banke është në pronësi të shtetasit Xh.L 58 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Shërbimi Përmbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1 snajper;
1 automatik
1 pistoletë
4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
fenelina, mjete dhe veshje policie;
kapuça.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.