‘Dosja Tahiri’, prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara marrin në pyetje Moisi Habilajn.
Dy prokurorët shqiptarë, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara ndodhen sot në Katania për të marrë në pyetje, Moisi Habilajn, kreun e një bande kriminale të trafikut të drogës, e cila dyshohet se ka pasur mbështetjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aktivitetin e saj nga Shqipëria në vendet fqinje.
Dy prokurorët do të marrin në pyetje edhe dy anëtarët e tjerë të grupit Habilaj, Nezar Seitin, “financierin” dhe Meridian Sulajn. Seanca me Mosi Habilajn dhe dy të akuzuarit e tjerë ka rëndësi të veçantë për të zbuluar implikimin e Saimir Tahirit, ish-ministrit, tanimë pa mandat politik dhe deri dje në arrest shtëpie.