Loading...

‘’Do të ndiqnim ty se të kemi dhënë votën, të kemi ardhur nëpër sheshe zotërote dhe 21-Janar, s’ të kemi kusur të na përgjigjesh me arrogancë’’. Komentuesit kapen me Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në faqen e “Facebook”-ut për akuzat e opozitës dhe audio-përgjimin për të vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Disa nga komentuesit kanë kërkuar që Rama të zëvendësonte Xhafajn me një figurë të paimplikuar, por Kryeministri ka insistuar që nuk ka prova për këtë vendim. Ndërkohë që komentues të tjerë kanë thënë se ministri i Brendshëm preket nga vetingu, por, për Ramën, sqarimi ka qenë se ai nuk është efektiv policie, por ministër me mandat të kufizuar nga Parlamenti.

“Vazhdo jeto me hijen e dyshimit se nuk është gjë e keqe, madje, është e shëndetshme, po kurrë mos nxirr konkluzione mbi bazë zërash, po vetëm mbi bazë provash, nëse të intereson vërtet e vërteta!”, ka thënë Rama për çështjen “Xhafaj”.

REPLIKAT ME QYTETARËT

Blero Dalti: A nuk keni një ministër tjetër? Sipas ligjit të vetingut, Fatmir Xhafaj është shumë i nderuar, por automatikisht i shkarkuar. Dhe mos bej krahasime me opozitën, sepse keni tjetër standard. Dhe ne për këtë ju kemi votuar.

Edi Rama: Blero Dalti, sipas cilit ligj të vetingut na qenka automatikisht i shkarkuar, apo mos e di ministrin punonjës policie që ngatërron karrierën në Polici, me mandatin e përkohshëm të ministrit që është aty për një periudhë kohe të kufizuar si i zgjedhur nga Parlamenti?! Me vjen shumë keq që ende sot në Shqipëri, diskutohet një gjë e tillë, kaq elementare që askush nuk e diskuton në botën ku duam të integrohemi plotësisht.

Albano Al: Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, pavarësisht punës pozitive që ka bërë deri tani, morali politik dhe hija e dyshimit nuk zhbëhet më. Në Partinë Socialiste ka dhe njerëz të paimplikuar moralisht apo ligjërisht dhe e vetmja rrugëzgjidhje pozitive do ishte zëvendësimi i Xhafajt me një tjetër.

Edi Rama: Albano Al, jo ore? Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, d.m.th. shpif, shpif se diçka mbetet dhe ja ku të paska mbetur edhe ty diçka nga shpifjet! Vazhdo jeto me hijen e dyshimit se nuk është gjë e keqe, madje, është e shëndetshme, po kurrë mos nxirr konkluzione mbi bazë zërash, po vetëm mbi bazë provash, nëse të intereson vërtet e vërteta!

Anton Mirditori: Do dëshiroja vërtet, unë dhe shumica e popullit shqiptar, që të keni të drejtë ju, zoti Kryeministër, por gjërat po rrjedhin aq shpejt sa dhe të drejtë të keni, prapë nuk keni mundur të ruani pastërtinë e qeverisë dhe keni një mungesë modestie të theksuar kur i përgjigjeni pyetjeve direkte. Jemi lodhur duke dëgjuar vetëm përgjigje me kundërakuza ndaj çdo pyetjeje që ju bëhet.

Edi Rama: Anton me vjen keq që qenke lodhur, po çlodhu pak se nuk ke detyrë të më ndjekësh mua, ndërsa unë nuk lodhem dot se s’ma lejon detyra dhe sa për pastërtinë e qeverisë, atë nuk e përcakton balta që hidhet pa hesap në drejtimin tim, po vetëm e vërteta! Ndërsa mungesën e modestisë time kërkoje gjetkë, po jo te përgjigjet e “pyetjeve direkte” që më bëhen mua.

Edi Rama: Ledion Hasani, jo ore! Të gjithë njësoj, sipas teje, d.m.th.?! Një këshillë miqë- sore: Lexo më shumë dhe mëso më shumë, që kur të flasësh, të kesh më shumë për të thënë, sesa të thuash të tërë janë njësoj! As pemët nuk janë njësoj, as kafshët nuk janë njësoj, lëre pastaj njerëzit e partitë që nuk janë kurrë njësoj.

O.C: Presupozohet që ty do të ndiqnim, se të kemi dhënë votën… Të kemi ardhur nga mbrapa sa herë na doje nëpër sheshe, zotrote, e nëpër 21 Janare! S’të kemi ndonjë kusur sot të na përgjigjesh gjithë arrogancë… Nuk është faji ynë që s’na garanton më shpresë dhe siguri në këtë vend!

Edi Rama: O. C. arrogancë?! Ku e pe që ta kuptoj edhe unë (?), po unë këtu them atë që mendoj e ashtu si e mendoj, e disave u duket arrogancë të folurit pa dorashka! Mirëpo, është shumë e thjeshtë në fakt, arsyeja pse unë reagoj këtu, lidhet me respektin për këdo që është pjesë e këtij rrjeti, sepse as me detyron kush të përgjigjem, as nuk jam pa punë e as kam kohë të tepërt. Quhet RESPEKT , jo arrogancë! Sa për të ardhurat mbrapa meje, kush ka ardhur ka ardhur, sepse e ka menduar të drejtë të vijë dhe ka bërë gjënë e duhur, jo për atë “zotrote”-n që thua ti, ndërkohë që për sigurinë ji shumë e sigurt që ky vend nuk ka qenë asnjëherë më i sigurt se sot – ishin mesatarisht 155 vrasjet në vit deri përpara katër/pesë vjetësh, sot janë 55 mesatarisht dhe të gjitha shifrat e tjera të sigurisë thonë të njëjtën gjë! Edhe për shpresën flasim po deshe, po varet shumë se çfarë ke ti parasysh me atë që thua e unë këtë nuk e di.

Ilir Zela: Zoti Kryeministër, çudi si gjen kohë dhe shkruan, ti s’pate kohë t’i jepje përgjigje gazetares.

Edi Rama: Ilir Zela, jo, e ke gabim, nuk ishte çështje kohe, po ishte thyerja flagrante e etikës dhe rregullit të një konference shtypi, që e bëri të pamundur dhënien e përgjigjes nga ndërprerjet e vazhdueshme! Gazetarët kanë të drejtën e mundësinë të bëjnë çdo pyetje, po s’bën vaki askund të ndërpresin përgjigjen e kujtdoqoftë që jep një konferencë shtypi, duke replikuar me mikrofon në dorë pas çdo fjalie! Po normal që në kazanin e informimit të publikut, edhe kjo lloj sjellje pa minimumin etik, konsiderohet liri gazetareske.

Eri Hyka: Kemi detyrë që të ndjekim dhe dëgjojmë, Kryeministër, sepse të kemi zgjedhur për të drejtuar. Si dhe ju lutem dërgoni ndonjë fjalë nga ai Komisariati i Korçës “që e vdiqën, në kuptimin e plotë, tjetrin në dajak” të marrim vesh ç’u bë, se na rikthen në kohët më të errëta kjo ngjarje.

Edi Rama: Eri Hyka, dikujt që më ankohet se është lodhur duke më ndjekur, s’kam çfarë i them tjetër, përveçse të çlodhet, se nuk e ka detyrë të më ndjekë! Dhe e vërteta është se në demokraci askush nuk është i detyruar të ndjekë askënd dhe ndjekë vetëm kë ka dëshirë e kur ka dëshirë apo jo? Shumë e thjeshtë kjo, nuk kuptoj ku është problemi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com