Loading...

Djali nga Librazhdi bëhet avokat në Amerikë, mesazh prekës për nënën …

Djali nga Librazhdi bëhet avokat në Amerikë.

Igers Vangjeli është një djal nga qyteti i Librazhdit i cili pasi ka mbaruar shkollën e mesmë “Ibrahim Muça” dhe studimet Universitare në Strugë të Maqedonisë, si shumë djem të tjerë librazhdas emigron në Amerikë për të përmbushur ëndërrën e tij.

Por falë përkushtimit dhe sakrificës, sot erdhi edhe dita e Igersit. Tashmë ëndërra e tij u realizua duke marrë Çertifikatën e AVOKATIT në Betimi zyrtar Shteteror dhe Federal në Gjykatën Supreme të Shtetit të Missouri-t dhe Kongresit të Shtetit.

Por të gjithë këtë arritje, Igersi ja dedikon mamasë së tij me anë të një mesazhi prekës në llogarinë e tij zyrtare të facebook-ut:

“Mami, sot është dita jonë, dhe kjo është vetëm për ty dhe për sakrificen tënde! Faleminderit Zot! Betimi zyrtar Shtetëror dhe Federal në Gjykatën Supreme të Shtetit të Missouri-t dhe Kongresit të Shtetit”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com