Ashtu siç na ka mësuar herët e fundit, edhe kësaj radhe, trajneri Kristian Panuçi ka sjellë një futbollist të ri në kombëtaren shqiptare.
Është mrojtësi Egzon Binaku i cili është pjesë e Malmos në Suedi.
22 vjeçari është grumbulluar për 2 sfidat miqësore ndaj Ukrainës dhe Kosovës që do luhen në 29 maj dhe 3 qershor.
Binaku aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra suedeze.
Panuçi është në kërkim të zëvendësuesit të Agollit dhe Binaku pritet të jetë një alternativë mjaft e vlefshme për krahun e majtë.
Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e 21-vjeçarëve të Suedisë, ndërsa tani kërkon të veshë fanellën kuqezi.